Kontakt Të rejat e fundit Mjekët tane Paketat tona Specialitetet tona

Diabeti

Çfarë eshte diabeti


Diabeti Mellitus është sëmundje kronike dhe shfaqet kur pankreasi nuk prodhon insulinë ose prodhon insuline ne sasi te paket.
Niveli normal i glicemisë esëll në gjak është 70-110 mg/dl

Personat te rrezikur për diabet janë:
-Të rriturit me mbipeshë trupore dhe obezë -Personat që kanë të afërm me diabet
-Femrat që kanë lindur fëmijë mbi 4 kg ose kanë patur në shtatzanitë e mëparshme diabet gestacional
-Personat qe vuajne nga hipertensioni,semundje te tjera te zemres
-Personat qe bejne jete sedentare

Mosdiagnostikimi dhe mostrajtimi në kohë i diabetit mund të çojë në dëmtimin e organeve(demtimi i syve,veshkave,demtim te qelizave te trurit)dhe për këtë arsye është e rëndësishme të diagnostikoheni sa më shpejt të jetë e mundur, dhe kjo arrihet vetëm duke kryer kontrolle të rregullta (check-up). Grupmosha me e prekur eshte 40-59 vjeç.

Rezervoni takim me Endokrinologen ne numrin 0682920327