Kontakt Të rejat e fundit Mjekët tane Paketat tona Specialitetet tona

Gjithçka që duhet të dini rreth alergjive

Gjithçka që duhet të dini rreth alergjive


Alergjia është një reagim i ekzagjeruar i sistemit imunitar ndaj substancave të huaja zakonisht të padëmshme për trupin. Sot çdo gjë prej së cilës trupi i njeriut ekspozohet mund të shkaktojë alergji.

Në përgjithësi njerëzit janë alergjik ndaj medikamenteve, ushqimeve, kafshëve, mykut, polenave, si edhe insekteve ndër të cilat kryesojnë insektet thumbuese.

Simptomat e alergjive:
• Në rastin e ekspozimit të lëkurës ndaj një alergjeni, ajo çfarë haset më shpesh është skuqja që ngjason me ekzemën ose skuqjen urtikarie.
• Në rastin e frymëmarrjes pranë një alergjeni simptomat më të zakonshme janë rrjedhje hundësh, kruarje dhe teshtitje.
• Në rastin e ekspozimit të syve ndaj një alergjeni hasen probleme si kruarje e shpeshtë e syve, skuqje dhe lotim i vazhdueshëm.
• Kur alergjenët, si ushqimi ose pijet, medikamentet, hyjnë brenda trupit, atëherë simptomat mund të variojnë nga urtikarie ose skuqje deri në anafilaksinë, ku përfshihet i gjithë trupi ose më shumë se një sistem trupor. Këto reagime mund të jenë shumë serioze ndonjëherë dhe kërcënuese për jetën.
Ka disa mënyra për të trajtuar alergjitë :
• Vaksinat kundër alergjenëve mjedisorë
• Marrja e medikamenteve përmes injektimeve
• Aplikimi i kremit ose xhelit ne zonën e ekspozuar ndaj alergjenëve
• Shmangia e ambienteve me alergjenë mjedisor, e ushqimeve dhe medikamenteve që shkaktojnë alergji.

Alergjitë mund të zbulohen me anë të testeve kutane alergjike dhe paneleve alergjike.

Për më shumë informacion, na kontaktoni në:
☎️+355682920327
𝘒𝘭𝘪𝘯𝘪𝘬𝘢 𝗠𝘂𝗹𝘁𝗶 𝗠𝗲𝗱𝗶𝗰𝗮𝗹 𝗖𝗲𝗻𝘁𝗲𝗿
𝗠𝗲𝗱𝗶𝗰𝗮𝗹 & 𝗛𝗲𝗮𝗹𝘁𝗵
Klinikë mjekësore për të gjitha specialitetet!
🕒 Hapur 8:00 - 20:00 | E Hënë - E Shtunë
📍 Adresa: Rr. Tish Dahia, Kompleksi KIKA 2