Kontakt Të rejat e fundit Mjekët tane Paketat tona Specialitetet tona

Imazheri

Imazheri


Imazheria në klinikën tonë ofron të gjitha tipet ekografise duke ndihmuar shpeshherë në vendosjen e diagnozës përfundimtare si dhe zbulimin e anomalive që mund të ketë një organ i caktuar.

Ekografia konsiderohet si një nga metodat diagnostikuese më të besueshme në praktikën mjekësore. Avantazhet më të mëdha të ekografisë janë:eshtë e sigurt,e shpejtë,nuk është invazive, ka kosto të ulët. Ajo që është më e rëndësishme është se nuk ka rrezatim gjatë ekzaminimit fakt që lejon të realizohet disa herë dhe te gratë shtatzënë apo fëmijët e vegjël.

Aktualisht, pajisjet e gjeneratës së fundit gjenerojnë imazhe me cilësi të lartë dhe si pasojë është i mundur diagnostikimi i shumë patologjive. Ekzaminimet ekografike kryhen nga mjekë radiologë të kualifikuar te cilët me shumë eksperiencë i japin këtij kabineti mundësi për të vendosur diagnozën përfundimtare në sajë të imazheve ekografike të përfituara në EKO.

Shërbimet ekografike të ofruara në klinikën tonë janë:
-EKO abdominale
-EKO testesh
-EKO e gjëndrës tiroide
-EKO Doppler të arteries karotide
-EKO Doppler të anësive
-EKO të artikulacionit kokso-femoral

Nëse dëshironi një takim për të kryer EKO pranë klinikës tonë telefononi në numrin 0682920327 për të lënë takim me mjekët tanë radiologë.Ju mirëpresim.