Kontakt Të rejat e fundit Mjekët tane Paketat tona Specialitetet tona

5 sekrete shkencore për një plakje të shëndetshme

Çfarë e shkakton kancerin e gjirit


Kanceri i gjirit shfaqet kur qelizat në gji fillojnë të rriten në mënyrë anormale, duke u ndarë dhe duke u krijuar si një masë që zakonisht duket si një gungë e fortë. Faktorët e rrezikut mund të ndahen në dy kategori: stili i jetesës dhe gjenetika.

• 1. Konsumimi i alkoolit- Alkooli mund të rrisë nivelet e estrogjenit në trup, gjë që shton rrezikun për diagnostifikim.
• 2. Mbipesha ose obeziteti - Gratë që janë mbipeshë priren të kenë nivele më të larta të insulinës në gjak, të cilat janë të lidhura me kancerin e gjirit.
• 3. Mosushqyerja me gji- Ushqyerja me gji redukton numrin total të cikleve menstruale të një gruaje dhe prodhimi i qumështit kufizon aftësinë e qelizave të gjirit për të vepruar në mënyrë jonormale.
• 4. Mosha - Rreziku i kancerit të gjirit rritet me moshën. Më të rrezikuar ndaj kancerit të gjirit janë gratë e moshës 55 vjeç e sipër.
• 5. Gjenet e trashëguara- Rreth 5 deri në 10% e rasteve të kancerit të gjirit mendohet se janë të trashëguara, që do të thotë se ato janë rezultat i defekteve të gjeneve të transmetuara nga një prind.
• 6. Menopauza pas moshës 55 vjeçare- Kalimi në menopauzë pas moshës 55 vjeçare tregon se ju keni pasur më shumë cikle menstruale. Kjo zgjat ekspozimin tuaj ndaj estrogjenit dhe progesteronit, duke rritur rrezikun e kancerit të gjirit.
• 7. Përdorimi i terapisë hormonale pas menopauzës- Terapia hormonale me estrogjen dhe progesteron mund të rrisë gjasat që kanceri të gjendet në një fazë më të avancuar dhe të shtojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, mpiksjes së gjakut dhe goditjeve në tru.
• 8. Të qenit grua- Meqenëse kanceri i gjirit është i drejtuar nga hormonet, zakonisht ka nevojë për estrogjen për t'u rritur. Thjesht të qenit grua është ndoshta faktori më i madh i rrezikut për zhvillimin e kancerit të gjirit


Për më shumë informacion, na kontaktoni në:
☎️+355682920327
𝘒𝘭𝘪𝘯𝘪𝘬𝘢 𝗠𝘂𝗹𝘁𝗶 𝗠𝗲𝗱𝗶𝗰𝗮𝗹 𝗖𝗲𝗻𝘁𝗲𝗿
𝗠𝗲𝗱𝗶𝗰𝗮𝗹 & 𝗛𝗲𝗮𝗹𝘁𝗵
Klinikë mjekësore për të gjitha specialitetet!
🕒 Hapur 8:00 - 20:00 | E Hënë - E Shtunë
📍 Adresa: Rr. Tish Dahia, Kompleksi KIKA 2