Kontakt Të rejat e fundit Mjekët tane Paketat tona Specialitetet tona

Si të ulni nivelin e kolesterolit në gjak

Si të ulni nivelin e kolesterolit në gjak


Kolesteroli është një substancë dylli, yndyre, që prodhohet kryesisht nga mëlçia. Si një komponent thelbësor i membranave qelizore ,kolesteroli përdoret nga trupi për të prodhuar hormone dhe vitaminë D. Ekzistojnë dy lloje kryesore të kolesterolit që qarkullojnë në gjak:

• Lipoproteina me densitet të lartë. LDL njihet ndryshe si kolesteroli i “mirë” sepse largohet nga arteriet në mëlçi dhe nxirret nga trupi.
• Lipoproteina me densitet të ulët. LDU njihet si kolesteroli i “keq” sepse mund të depozitohet në muret e arterieve dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.


Mbajtja e niveleve të shëndetshme të kolesterolit mund të arrihet përmes këtyre mënyrave:

• Shkurtoni karbohidratet e rafinuara- Biskotat, keku, patatet e skuqura dhe pijet me gaz ulin LDL-në tuaj dhe rrisin nivelet e yndyrës në gjak. Për këtë arsye sugjerohet konsumimi i më shumë frutave, perimeve, peshkut, bishtajave, hudhrave dhe çajit jeshil.
• Qëndroni në lëvizje- Ushtrimet e përditshme aerobike mund të ndihmojnë në rritjen e niveleve të LDL.
• Relaksohuni- Stresi emocional mund ta shtyjë trupin të lëshojë yndyrë në gjak, duke rritur nivelet e kolesterolit. Praktikimi i teknikave qetësuese si frymëmarrja e thellë, joga, masazhi dhe meditimi çdo ditë parandalon shtimin e kolesterolit.
• Përpiquni të humbisni peshë- Edhe një sasi modeste e humbjes në peshë mund të ulë nivelet e kolesterolit.
• Mos konsumoni duhan- Pirja e duhanit është një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës dhe gjithashtu mund të ulë ndjeshëm kolesterolin LDL.

Për më shumë informacion, na kontaktoni në:
☎️+355682920327
𝘒𝘭𝘪𝘯𝘪𝘬𝘢 𝗠𝘂𝗹𝘁𝗶 𝗠𝗲𝗱𝗶𝗰𝗮𝗹 𝗖𝗲𝗻𝘁𝗲𝗿
𝗠𝗲𝗱𝗶𝗰𝗮𝗹 & 𝗛𝗲𝗮𝗹𝘁𝗵
Klinikë mjekësore për të gjitha specialitetet!
🕒 Hapur 8:00 - 20:00 | E Hënë - E Shtunë
📍 Adresa: Rr. Tish Dahia, Kompleksi KIKA 2