Kontakt Të rejat e fundit Mjekët tane Paketat tona Specialitetet tona

5 sekrete shkencore për një plakje të shëndetshme

5 sekrete shkencore për një plakje të shëndetshme


Gjysma e dytë e jetës suaj mund të sjellë disa nga dekadat më të dobishme për ju. Për tu rritur me trupin dhe mendjen tuaj në mënyrë sa më të shëndetshme që të jetë e mundur duhet të dini 5 sekretet e mbështetura nga shkenca që e mundësojnë atë. Kryeni aktivitet fizik Ecja në ditë për rreth 30 minuta sjell përfitime të mëdha në shëndetin tuaj jo vetëm fizik por edhe mendor. Aktiviteti fizik ndihmon në mbajtjen e qelizave të trurit të shëndetshme duke ndikuar kështu në :

• Parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit
• Kontrollimin e peshës
• Rritjen e humorit
• Gjumin e rehatshëm
• Parandalimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit, presionin e lartë të gjakut si dhe kolesterolin e lartë.

Përzgjidhni suplementet Shpesh është më mirë që lëndët ushqyese të merren nga ushqimi, jo nga një pilulë. Pas moshës 50 vjeçare, trupi juaj ka nevojë për më shumë vitamina dhe minerale ku përfshihen:

• Kalciumi - për të forcuar kockat
• Vitamina D- merret përmes dritës së diellit
• Vitamina B12- Të moshuarit kanë vështirësi në marrjen e vitaminës nga ushqimet, ndaj mund të nevojiten suplemente
• Vitamina B6- i mban qelizat e kuqe të gjakut të forta për të transportuar oksigjen në të gjithë trupin tuaj

Bëni një gjumë të plotë Pagjumësia është e zakonshme tek të moshuarit. Për të shmangur pagjumësinë provoni :

• Mbani dhomën tuaj të gjumit të errët.
• Fikni televizorin, telefonin dhe laptopin
• Shmangni kafeinën ose alkoolin në mbrëmje
• Mos flini më shumë se 20 minuta gjatë ditës
• Pyesni mjekun nëse ndonjë nga ilaçet tuaja ju mban zgjuar gjatë natës

Sfidoni mendjen tuaj Fjalëkryqet, Sudoku, shahu ose leximi janë të gjitha aktivitete të nevojshme për trurin. Vazhdoni të mësoni dhe provoni gjëra të reja për të rritur sa më shumë fuqinë tuaj të trurit. Kjo mund të ndihmojë në uljen e gjasave për sëmundjen e Alzheimerit.

Për më shumë informacion, na kontaktoni në:
☎️+355682920327
𝘒𝘭𝘪𝘯𝘪𝘬𝘢 𝗠𝘂𝗹𝘁𝗶 𝗠𝗲𝗱𝗶𝗰𝗮𝗹 𝗖𝗲𝗻𝘁𝗲𝗿
𝗠𝗲𝗱𝗶𝗰𝗮𝗹 & 𝗛𝗲𝗮𝗹𝘁𝗵
Klinikë mjekësore për të gjitha specialitetet!
🕒 Hapur 8:00 - 20:00 | E Hënë - E Shtunë
📍 Adresa: Rr. Tish Dahia, Kompleksi KIKA 2